Paris Guri, deputet nga radhët e LDK-së ka thënë se situata e krijuar në Kuvendin e Kosovës është një fatkeqësi.
Para fillimit të tentativës së 32-të për konstituimin e Kuvendit, Guri tha se nuk ka parë ndonjë përpjekje serioze për zgjidhje dhe se përgjegjësia i takon Lëvizjes Vetëvendosje.
“Kryeministri në detyrë ka deklaruar se kjo nuk është çështje me prioritet, dhe me këtë mendësi nuk shoh zhbllokim të shpejtë. Nuk e kam menduar asgjë dhe nuk është ndjenjë e mirë për të tentuar për ta zhbllokuar situatën, është fatkeqësi por I takon të parit të bëjë zgjidhje kështu që po presim. Kryeministri në detyrë ka deklaruar që nuk është çështje me interes me u zgjidh dhe me këtë mendësi nuk besoj zhbllokim të shpejtë të kësaj situate”, ka thënë Guri.
Hamza: S’mund të ulet çmimi kur rritet kostoja e prodhimit, ...
ZRRE publikon raportet konsultative për të hyrat maksimale t...
Me 63 vota kalon shmangia e afatit për Projektligjin e produ...
Kryeministri Kurti mori pjesë në Konferencën e Londrës për M...
Ligji për çmimet tavan, Murati: Nuk është kundër bizneseve, ...
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Industria e aeroporteve parala...