Pas rritjes së tensioneve mes Izraelit dhe Iranit, çmimet e naftës në tregjet botërore po shënojnë rritje të ndjeshme për shkak të frikës së ndërprerjes së furnizimit.
Kryetari i Shoqatës së Naftarëve të Kosovës, Fadil Berjani ka thënë se edhe tregu kosovar po ndikohet nga këto zhvillime gjeopolitike.
“Çmimet e naftes po rriten per shkak te tensioneve ne mes te Izraelit dhe Iranit. Kjo po shkakton frike per nderprerje te furnizimit duke ndikuar ne rritjen e cmimeve. Irani prodhon nje pjese te madhe te naftes ne bote dhe kontrollon ngushticen e Hormuzit, nje pike ku kalon afersisht 20% e naftes boterore. Cdo eskalim i kesaj situate do te ndikoj me shume ne rritjen e naftes ndersa ndonje marreveshje paqeje e ndermjetesuar nga SHBA mund te qetesoj tregun e naftes”, ka shkruar ai në Facebook.
“Çmimi i naftes ne Kosove sigurisht qe ndikohet gjithashtu nga keto zhvillime gjeopolitike per shkak qe Kosova importon pjesen me te madhe te naftes. Cmimet aktuale ne Kosove jane: Diesel: 1.14€-1.24€ Benzine: 1.15€-1.25€”, shkroi Berjani./Arbresh.info
Rudolph: Do të vazhdojmë të mbështesim FSK-në dhe Kosovën dr...
Kusari-Lila: Vetëm sot 206 kërkesa për verifikim të njehsorë...
Kurti nuk i do zgjedhjet: Nuk kemi nevojë për bllokada e kle...
Haradinaj i ashpër ndaj Kurtit në Kuvend
Kurti: Do ta rikthejmë ligjin për çmimet tavan, ka tregtarë ...
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...