Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe vende–vende me reshje bore, ndërsa minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -6 deri -4 gradë Celsius.
“Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende–vende me fjolla të dobëta bore. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -6 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius. Kjo gjendje synoptike është pasojë e prezencës së masave ajrore me origjinë nga veriu i kontinentit të cilat do ta mbajnë këtë gjendje termike me vlera negative gjatë gjithë ditës. Shtypja atmosferike ka shënuar rënje të lehta. Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-13 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Sulmi kibernetik ndaj Kuvendit, DASH: Veprim dashakeq ndaj a...
Edhe çmimet e produkteve ushqimore në Kosovë kanë shënuar rr...
Trump: SHBA-ja fiton shumë para kur çmimi i naftës rritet
Edon Zhegrova bëhet baba për herë të parë
Raporti i Parlamentit Evropian: Serbia duhet ta ndjek penali...
Policia mbështet Shoqatën Down Syndrome Kosova me donacion f...