Temperatura të larta kanë përfshirë vendin tonë, ku edhe është bërë thirrje që qytetarët të kenë kujdes dhe të mos ekspozohen në diell.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se vendi po përballet me një valë të të nxehtit ekstrem, ku temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 38 gradë Celsius.
Sipas njoftimit zyrtar, këto kushte të motit konsiderohen tejet të rrezikshme, veçanërisht nëse zgjasin për disa ditë me radhë.
Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë, ka kërkuar nga qytetarët të kenë kujdes, pasi temperaturat do të jenë të larta, rreth 38 gradë Celsisus.
“Të nderuar qytetarë, ju lutemi merrni parasysh njoftimin nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës! Temperatura e lartë për Kosovën – e kuqe. Temperatura maksimale ≥ 38°C – Kushtet e motit jashtëzakonisht të rrezikshme, veçanërisht nëse zgjatë disa ditë rresht. Jetët e rrezikuara të njerëzve (veçanërisht për të sëmurët kronikë, personat nën terapi dhe kontroll mjekësor) dhe kafshëve. Probleme në furnizimin me ujë, energji elektrike, Vështirësi në trafik. Kushtet e motit jashtëzakonisht të favorshme për zjarre në pyje dhe të tjera”, vijon njoftimi. /Telegrafi/
Ndez zjarrin, marrin flakë pesë vetura në Prishtinë
Një grua dërgohet pa shenja jete në spitalin e Gjakovës, pol...
Dëmtohet nga plumbi dritarja e shtëpisë së shëndetit në Isto...
Dalin detaje nga kërkesat e tmerrshme të Epstein ndaj njerëz...
Publikohen mijëra dokumente të Epstein, përfshihen Clinton e...
Anthony Joshua e mban premtimin dhe e mposht me nokaut Jake ...