Qeveria në mbledhjen e saj ka informuar për gjendjen aktuale dhe sfidat në Telekomin e Kosovës. Inxhinier Bedri Istrefi ushtrues detyre i drejtorit të Telekomit ka thënë që Telekomi ka sfida të shumta.
“Qe tri vite nuk kemi kontratë të mirëmbajtjes gjë që e pamundëson zhvillimin e Telekomit. Kërkojmë nga ju që të na ndihmoni të nënshkruajmë marrëveshjen e kontri kodit sepse me këtë që kemi, jemi duke shpenzuar shumë. Na duhet mbështetje nga ana juaj. Nuk rrezikojmë vetëm 2000 familje që janë brenda por edhe qytetarët. Po ashtu na duhet edhe një ristrukturim që e ndihmon kompaninë që të sjell të hyra”, ka thënë ai.
Sipas tij Telekomit ia kanë 24 milion borxhe.
“Mbi 30 milion i kemi obligime nga konsumatorët, gjykatat. I kemi 11 milion euro nga banka kreditore që ka bankrotuar. Problemet i kemi të zgjidhura por na duhet mbështetje”, tha ai.
Haradinaj ka thënë se janë të interesuar që Qeveria t’i përkrah, por moralisht sepse sipas kryeminsitrit nuk ka buxhet te mjaftushwm.
“Jemi të interesuar që të hyrat tuaja që i keni peng si borxhe apo bankrotim, duam të iu përkrahim. Nëse duhet e marrim ndonjë vendim por presim që ta jeni konkret në kërkesat dhe vendimet tuaja. Mos e vononi kompaninë dhe mos krijoni më shumë minusa se sa që ka kompania”, tha ai.
Iatrefi ka thënë se Telekomi nuk është në krizë siç paraqitet në media.
“Në tre muajt e fundit Telekomi ka arritur 15 milion euro të hyra. Na duhet përkrahje 6.9 milion euro për kontratën me Nokian”, ka thënë ai./arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/2261731690750906/
Derbi i rivalëve evropian – Bayern – Real Madrid...
DJ Geek i propozon partneres në ishujt Maldive
Samuel Eto’o uron Vedat Muriqin, pasi ylli kosovar ia ...
Rama nesër vizitë në Itali, do takojë Melonin
Hyri në fuqi të premten, sistemi i ri i hyrje-daljeve në BE ...
Dy të vdekur në një aksident me aeroplan të vogël në Gjerman