Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor ne Prizren ka hasur në shoferë të cilët në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h, kanë lëvizur me shpejtësi 102 km/h dhe 129 km/h.
Sipas njoftimit, ndaj tyre janë shqiptuar gjoba prej 300 euro, tre pikë negative dhe 3 e 6 muaj ndalim drejtimi i mjetit, shkruan Arbresh.info.
“Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor ne Prizren, në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h ka identifikuar shoferet duke drejtuar mjetin me shpejtësi 102 km/h, të njëjtëve ju ka shqiptuar gjoba 300 €, 3 pikë negative dhe 6 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik. Ndërsa ne rastin tjetër në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi 129 km/h, i ka shqiptuar gjobë 300 €, 3 pikë negative dhe 3 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik”, njofton policia./Arbresh.info/
Gjest i jashtëzakonshëm nga SC Gjilani, ndan nga 2 mijë për ...
Greqia, Izraeli dhe Qipro planifikojnë stërvitje të përbashk...
Publikohen pamje të reja pas aksidentit “horror”...
Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijët dhe pensionist...
BE-ja pret formim të shpejtë të institucioneve të reja të Ko...
Reagon Hykmete Bajrami: Na falni për dëshpërimin