Shoferi i një veture i cili ka tejkaluar në vijë të plotë është identifikuar nga Policia e Kosovës dhe të njëjtit i është shqiptuar gjobë në vlerë prej 150 euro, dy pikë negative dhe masën mbrojtëse të heqjes së patentë shoferit në afat prej tre muaj.
Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, informacioni për këtë shkelje të trafikut rrugorë ka ardhur falë bashkëpunimit me mediat dhe qytetarë përmes e-mail adresës zyrtare të Policisë së Kosovës.
“Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, falë bashkëpunimit me mediat dhe qytetarë, në e-mail adresën zyrtare të Policisë së Kosovës ka pranuar foto në të cilën shihet se një vozitës duke drejtuar automjetin në rrugën për fshatin Velekincë, ka tejkaluar në vijë të plotë me të cilin veprim ka rënë ndeshë me rregullat e trafikut dhe ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion.
Njësiti rajonal i komunikacionit rrugor Gjilan përmes veprimeve operative ka arritur që të identifikoj kundërvajtësin ndaj të cilit ka shqiptuar gjobën në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro, dy (2) pikë negative dhe masën mbrojtëse të heqjes së patentë shoferit në afat prej tre (3) muaj”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, e-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë. /Arbresh.info/

‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...
Napoli fiton derbin me Juventusin – vazhdon lidershipi...
Pse vitamina D ndonjëherë nuk vepron? Ndoshta po e merrni në...
A mund të mbahen larg rrjeteve sociale? Australia po e bën, ...