Një personi i është ndaluar drejtimi i mjetit motorik për tre muaj për shkak të tejkalimit të kolonës.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, Njësiti Rajonal i Trafikut Rrugor në Gjilan, raporton Arbresh.info.
Sipas policisë, shoferi po ashtu është gjobitur me 200 euro, si dhe me dy pikë negative.
“Njësiti Rajonal i Trafikut Rrugor Gjilan ka identifikuar dhe shqiptuar gjobën në vlerë prej dyqind (200) euro, dy (2) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej tre (3) muaj ndaj kundërvajtësit i cili në foton e dërguar në E-mailin zyrtar shihet duke bërë tejkalim të kolonës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë.
27 vjet nga masakra e Lybeniqit
Tragjedi në Krime, rrëzohet avioni rus, humbin jetën 29 pers...
BBC për Kosovën: Ëndrra e madhe që u ndal në prag të histori...
45 vjet nga demonstratat e vitit 1981
Osmani: Dardanët na dhanë krenari dhe bashkuan një komb të t...
Dy komisione të Kuvendit mblidhen sot