Një person është gjobitur për kundërvajtje në trafik pasi kishte tejkaluar kolonën në krahun e djathtë e më pas kishte lëvizur edhe në trotuar.
Policia tha se pasi e identifikoi atë iu shqiptua gjoba, të cilën më pas me kërkesë të tij, iu dyfishua.
Policia shpjegoi se ligji pёr rregullat e komunikacionit rrugor ia mundёson qё shoferi i cili posedon patentë shofer tё njё vendi tё huaj qё mos t’i ndalohet vozitja pёr tre muaj me pëlqimin e tij t’i bёhet dyfishimi i vlerёs monetare.
Me datёn 25.07.2026, nё rrjetin social facebook, njё portal ka postuar njё videoincizim ku nё rrugёn ‘Besnik Lajqi’ nё Pejё njё veturë e tipit Mercedes me targa tё shtetit gjerman, kishte bёrё kundёrvajtje duke bёrё tejkalimin e automjeteve/kolonёs nё krahun e djathtë, mё pas shihet duke lëvizur nëpёr trotuar duke u rikyç serish nё shirit rrugor.
Ekipa e tafikut pёr qytet ka arritur ta identifikojë kundёrvajtësin tё cilit i ёshtё shqiptuar gjoba dhe me pëlqimin e tij i ёshtё dyfishuar vlera e gjobёs pasi qё sipas Ligjit 08L-186, pёr rregullat e komunikaionit rrugor ia mundёson qё shoferi i cili posedon patent shofer tё njё vendi tё huaj qё mos t’i ndalohet vozitja pёr tre muaj me pelqimin e tij t’i bёhet dyfishimi i vlerёs monetare.
Bashkëngjitur gjeni gjobёn kundërvajtëse.
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...