Zyrtarët policorë të Njësisë për Komunikacionit Rrugor nga Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, gjatë realizimit të detyrave të rregullta për kontrollin e trafikut rrugore në pikë kontrollit të automjeteve në rrugën nacionale Gjilan – Kamenicë, kanë ndaluar një automjet me targa ZH (Zvicerane) i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është i përcaktuar me shenjë të trafikut gjashtëdhjetë (60) km/h duke vozitur njëqind e trembëdhjetë (113) km/h.
Sipas njoftimit të policisë, ndaj drejtuesit të automjetit, i cili posedon patentë shofer të lëshuar nga autoritetet zvicerane është shqiptuar gjoba për kundërvajtje në vlerë prej treqind (300) euro dhe masa mbrojtëse e ndalimit të drejtimit të mjeteve motorike në territorin e Republikës së Kosovës për një periudhë prej tre (3) muajsh.
Duke u bazuar në marrëveshjen ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shtetit Zviceran, për bashkëpunim në trajtimin e kundërvajtjeve të kryera nga shtetasit përkatës në territorin e shtetit tjetër, gjoba e shqiptuar do të përcillet për njoftim tek autoritetet kompetente në Zvicër sipas marrëveshjes./Arbresh.info/

Kushtetuesja rrezikon të mbetet pa kuorum, vetëm 7 gjyqtarë ...
Haziri për Vjosa Osmanin: Nëse do të kandidohej, LDK do ta d...
Osmani takon përfaqësuesit e NATO-s, vlerëson rolin e NALT-i...
Kuvendi pre e një sulmi kibernetik, izolohet rrjeti pas fshi...
Costa: BE duhet të përgatitet për zgjerimin e ardhshëm
Lufta në Iran, Pentagoni: Rreth 140 ushtarë amerikanë të pla...