Kompania Tecno Market në kuadër të familjes së madhe Mabetex Group, merret me shitjen e sanitarisë dhe qeramikave nga prodhues të njohur Italian dhe me një cilësi të lartë, shkruan arbresh.info.
Kjo kompani është themeluar në vitin 1999, me seli në Bardhosh – Prishtinë, ndërsa tani gjendet në Lebanë të Prishtinës.
Në kuadër të kësaj kompanie zhvillohet veprimtaria me qeramike, sanitari, laminat, llustera, ndriçim të jashtëm, tuba dhe folio izoluese, dyer të blinduara.
Tecno market tani ka edhe përfaqësinë e njërës ndër fabrikat më të mira Italiane “Casalgrande Padana”.
Menaxheri i Tecno Market, Valmir Dervisholli, për arbresh.info tregoi rrugëtimin e kësaj kompanie.
“Kompania si Tecno Market operon në kuadër të familjes Mabetex group. Ne si kompani kemi filluar nga viti 2006 dhe merremi me fushën e qeramikës, sanitaris e ku kemi disa brende që janë kryesisht italiane, spanjolle me nivel të lartë dhe cilësi të lartë”, tha Dervisholli.
Po ashtu në tregun kosovarë kompania Tecno Market, mbanë ekskluzivitetin e përfaqësinë në Kosovë si dhe në Shqipëri.
E brendet me të cilat punon kjo kompani janë Cerdomus, Tile Solution, Piemme, Fiandre, Mayor, Novellini, Balneo, IB-Rubinetterie, Biondi, Etrusca.
“Po kryesisht jemi importues që e kemi ekskluzivitetin dhe përfaqësinë në Kosovë disa edhe në Shqipëri, Kohët e fundit është duke u kontrolluar dhe kërku cilësia e modele më specifike.”
Sipas menaxherit kërkesat janë të ndryshme, dhe si kompani prezantojmë dy cilësi.
“Kohët e fundit janë duke u kërkuar me pllaka të mëdha të larta me dimensione më të mëdha. Ne besojmë që jemi korrekt sepse i prezantojmë dy cilësi, cilësia e dytë ka çmime që është e pranueshme për vend”, tha ai.
Kjo kompani është lider në punën e saj tash e sa vite, duke marr parasysh punën dhe përkushtimin të pa ndalur në mënyrë që të sjellin tek klienti cilësinë dhe komoditetin, andaj si e tillë gëzon një besim tek konsumatorët të cilët furnizohen në Tecno Market./arbresh.info/

Si ta parandaloni shfaqjen e njollave të bardha në rroba pas...
Parashikimi i motit – Mjegull në fundjavë dhe ditëve të para...
Bologna në finalen e Superkupës së Italisë, fiton dramën nda...
Shkretëtira e Arabisë Saudite zbardhet nga dëbora
Dy automjete përplasen në aksin Lezhë-Shkodër, lëndohen drej...
Festat festohen edhe në kampin e KFOR-it, momenti i ngrohtë ...