Teatri Kombëtar i Kosovës ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së aktorit të njohur Enver Petrovcit.
Në telegramin e shkruar në Facebook, teatri ka theksuar se informacionet lidhur ceremoninë e varrimit dhe mbledhjen komemorative do të bëhen të ditura në ditët në vijim,
“Me pikëllim të thellë njoftojmë për ndarjen nga jeta të aktorit dhe profesorit të shquar, Enver Petrovci. Teatri Kombëtar i Kosovës u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Petrovci, kolegëve, miqve dhe gjithë publikut që e ka çmuar dhe e ka dashur veprën e tij artistike dhe pedagogjike”, thuhet në reagim.
LEXO EDHE:
Dy kosovarë dyshohen për vepra penale në Vjenë, bastisje në ...
Prestianni mund të humbasë dy ndeshjet e para të Botërorit
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë
Aksident mes trenit dhe një makine pune në Klinë – një perso...
Homazhe për Servet Pëllumbi, Edi Rama: Si student para profe...
Kurti fton diasporën të regjistrohet për votim nga jashtë