Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj këtë të shtunë (më 2 shkurt 2019) pritet ta shkarkojë ministrin e Bujqësisë Nenad Rikallon për t’i hapur rrugë miratimit të buxhetit për vitin 2019 në seancën e planifikuar të Kuvendit të Kosovës, shkruan sot Gazeta Zëri.
Shkarkimin e Rikallos me votat pro votimit të buxhetit për këtë vit e kanë kushtëzuar deputetët e Partisë Socialdemokrate të Shpend Ahmetit.
“Ministri i Bujqësisë Nenad Rikallo do të shkarkohet të shtunën, ndërsa po këtë ditë do të votohet edhe buxheti për vitin 2019”, ka thënë ky burim i “Zërit” brenda Grupit Parlamentar të PSD-së.
Me këtë rast do të plotësohen katër nga pesë kushtet që partia opozitare Partia Socialdemokrate i kishte parashtruar në dhjetor të vitit të kaluar për Qeverinë e Kosovës.
Kuvendi nesër mban seancë të jashtëzakonshme për çmimin dhe ...
Real Madridi ka disa emra për trajner që i përshtaten me fil...
Nga ekspozita “Kronologjia e Lirisë” Haxhiu u bë...
“Nëse gjatë rrugës sheh të njëjtën pemë dy herë, ke humbur r...
Pacolli: Kujtimi Luigi Mamollin do të mbetet gjithmonë i gja...
Nis mbledhja e Këshillit Drejtues të PDK-së