Rreth orës 22:55 të së shtunës, një incident është raportuar në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Vushtrri, ku një person i panjohur ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një shtëpie dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur.
Sipas Policisë së Kosovës, ankuesi ka deklaruar se i dyshuari po drejtonte një motoçikletë me katër rrota gjatë momentit të të shtënave dhe nga ky incident nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
“Si rezultat i veprimeve të ndërmarra hetimore hetuesit policor kanë arritur të gjejnë dhe sekuestrojnë motoçikletën (motorin) të cilin dyshohet se i dyshuari e kishte përdorur në veprën penale”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sektori Rajonal i Hetimeve në Vushtrri po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit, ndërsa rasti është cilësuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”./Arbresh.info
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...