Një person ka shtënë me armë zjarri në ajër në një zonë të Bivolakut, në Vushtrri.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ankuesi mashkull kosovar qenë tek një shok i tij, kur i dyshuari ka arritur në vendin e ngjarjes dhe shtënë 3-4 herë me armë, dhe është larguar me veturë në drejtim të panjohur.
Pas raportimit, prokurori ka lëshuar urdhër për kontrollin e shtëpisë së të dyshuarit, ku janë gjetur dhe konfiskuar 14 fishekë të kalibrit 9 mm si prova materiale.
“Bivolak, Vushtrri /28.11.2025-22:00. Me 29.11.2025 është raportuar se derisa ankuesi m/k, ka qenë te një shok i tij, ka ardhur i dyshuari m/k dhe ka shtënë me armë zjarri në ajër ( 3-4 herë) dhe është larguar me veturë në drejtim të panjohur. Me vendim të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit ku si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar 14 copë fishekë të kalibrit 9 mm, ndërsa i dyshuari nuk është takuar, rasti në procedurë hetimore”, njofton PK.
Blerta Deliu kërkon rinumërim të plotë të votave
“Nuk ndiej më detyrim të mendoj vetëm për paqen”, Trump jep ...
KFOR-i stërvitet për beteja të afërme
Hamza: Rinumërimi i plotë i votave në të gjithë Kosovën ësht...
Shqipëria pjesë e Bordit të Paqes, Spiropali: Ftesa e SHBA-s...
Rinumërohen 61% e votave, në 20 komuna u përmbyll procesi