Një person është arrestuar në fshatin Raçë të Gjakovës, pas një rasti kanosjeje dhe të shtënash me armë zjarri.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar sot përmes linjës telefonike, ndërsa njësitë policore kanë reaguar menjëherë në vendin e ngjarjes.
Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes është gjetur një gëzhojë e kalibrit 7.62×39 mm.
“I dyshuari (mashkull i moshës madhore) është arrestuar dhe ka dorëzuar armën e përdorur, si dhe 11 fishekë të kalibrit 7.62×39 mm. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar për 48 orë, ndërsa ndaj tij janë iniciuar veprat penale: “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Kanosja”, thuhet në postimin e policisë në Facerbook.
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...