Disa të shtënë me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmë në Prishtinë, rreth orës 00:55, në rrugën “27 Nëntori”.
Siç njofton policia, nuk ka të lënduar dhe se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja të armës.
Rasti është duke u hetuar.
“Rr. 27 Nëntori, Prishtinë / 05.12.2024 – 00:55. Pas raportimit për të shtëna me armë zjarri, lidhur me rastin njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe dyshohet se personi i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja të armës dhe rasti është duke u hetuar nga njësitë kompetente policore”, thuhet në raport./Arbresh.info/
Marta Kos viziton Kosovën, nesër takon Kurtin dhe Haxhiun
Zëvendëspresidenti i Iranit: Ngushtica e Hormuzit na përket ...
27 vjet nga masakra në Qyshk të Pejës
Kurti merr pjesë sot në vendosjen e gurthemelit të Parkut In...
Vance: SHBA po ‘bën përparim’ në bisedimet me Iranin
Të enjten mot me diell e vranësira, temperatura deri në 22°C