Një qytetar në Gjakovë ka raportuar në polici se person-a të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në afërsi të shtëpisë së tij në rrugën “Gjon Sereqi”.
Sipas ankuesit, të dyshuarit gjuajtën me armë përderisa ishin në një veturë.
Policia ka bërë të ditur se një person është identifikuar dhe arrestuar, ku të njëjtit i janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se person-a të panjohur nga një veturë në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri në afërsi të shtëpisë së tij. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë. I dyshuari është identifikuar dhe arrestuar dhe nga i njëjti janë konfiskuar dy armë zjarri-pistoleta. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.
Marta Kos viziton Kosovën, nesër takon Kurtin dhe Haxhiun
Zëvendëspresidenti i Iranit: Ngushtica e Hormuzit na përket ...
27 vjet nga masakra në Qyshk të Pejës
Kurti merr pjesë sot në vendosjen e gurthemelit të Parkut In...
Vance: SHBA po ‘bën përparim’ në bisedimet me Iranin
Të enjten mot me diell e vranësira, temperatura deri në 22°C