Sonte në qytetin e Ferizajt janë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri, më saktësisht në rrugën “Tahir Sinani”
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Ferizajt, Kanun Veseli.
Veseli tha se nga informatat e para dyshohet se një 35-vjeçari dyshohet se sa ishte duke ecur rrugës kishte nxerrë një armë nga brezi dhe kishte shtënë dy herë në ajër.
“Më datën 28.05.2022 rreth orës 19:35 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në rr.’’Tahir Sinani ‘’ ka gjuajtje me armë zjarri . Patrullat e policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur dy gëzhoja. Nga informatat e para dyshohet se një person i moshës rreth 35 vjeç derisa kishte qenë duke ecur në këmbë kishte nxjerrë një armë nga brezi dhe kishte shtënë dy herë në ajër dhe i njëjti kishte vazhduar në rrugën Tahir Sinani në drejtim të ‘’Viva Fresh Store”, ka thënë Veseli për arbresh.info.
Ndërsa rasti ende vazhdohet të hetohet. /arbresh.info/
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...