Një person në lagjen Veternik është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
Viktima e plagosur është dërguar në Qendrën Klinike Universitare (QKUK) ku ka marrë trajtimin adekuat dhe gjendet jashtë rrezikut për jetë, raporton arbresh.info.
Rastin e ka konfirmuar për arbresh.info zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
Sipas Ahmetit policia është vënë në kërkim të të dyshuarve të cilët janë identifikuar nga autoritetet.
“Me datën 17.12.2019 rrethe orës 17:00 kemi pranuar nje informate per nje person te plagosur me arme zjarri ne Veternik -Prishtine. Njesit Policore iu kane pergjigjur rastit dhe kane dalur menjëherë ne vendin e ngjarjes. Sipas informacioneve te para nga tereni viktima i plagosur menjëherë është transportuar ne drejtim te QKUK, dhe gjendja shëndetësore sipas stafit mjekësor eshte stabile, jashte rrezikut per jete. Njësitet policore jane duke kryer hetime intensive lidhur ke rastin, perderisa jane edhe ne kërkim te te dyshuarit/ve, te cilet jane identifikuar nga ana e policisë”, tha Ahmeti./arbresh.info/
KEDS tregon për qytetet ku sot do të ketë reduktime të energ...
Makina përplaset me murin e tunelit në hyrje të Pogradecit, ...
Vetëm ukrainasit mund të vendosin për lëshimet territoriale
U prezantua rrejshëm si pjesëtar i FSK-së, arrestohet i dysh...
Dy persona të lënduar nga aksidenti në “Ibrahim Rugova” – dj...
Hamza: Të rinjtë janë gati për ndryshim, e pashë mbrëmë në P...