Policia e Kosovës ka intervenuar mbrëmjen e së martës në fshatin Mollopolc të Shtimes, pas raportimeve për të shtëna me armë zjarri gjatë një ahengu familjar.
Sipas njoftimit zyrtar, më 07.01.2025 rreth orës 22:45, stacioni policor në Shtime ka pranuar informata për të shtëna me armë, me ç’rast njësitet policore të rendit, në bashkëpunim me dy Njësi të Reagimit të Shpejtë (NJRSH), kanë reaguar menjëherë dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Pas veprimeve policore dhe identifikimit të personave të përfshirë, në stacionin policor janë shoqëruar dy persona të dyshuar: N.M., 31 vjeç dhe A.M., 27 vjeç.
Gjatë intervenimit janë konfiskuar dy armë zjarri, përkatësisht pistoleta me gaz.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rasteve penale për veprat “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës” dhe “Përdorimi i armës”, si dhe vazhdimin e hetimeve.
Policia Rajonale e Ferizajt u bën thirrje qytetarëve që të përmbahen nga përdorimi i armëve të zjarrit në ahengje apo ngjarje festive, duke theksuar se veprime të tilla përbëjnë rrezik serioz për jetën e qytetarëve dhe cenojnë rendin dhe sigurinë publike./Arbresh.info
Trump: Do ta marrim Groenlandën në një mënyrë apo në një tje...
Pacolli: Drejtësia mund të vonojë, por kur vjen godet si rru...
Bashkimi dënohet pas sulmit ndaj Dardan Berishës
KRU “Prishtina”: Nis trajtimi minimal i ujit në ITU Shkabaj,...
Britania, Gjermania dhe Franca dënojnë vrasjen e protestuesv...
Vikend me reshje shiu dhe bore në Kosovë, temperaturat mbete...