Të shtëna me armë në një aheng familjar në Ferizaj, arrestohet 65 vjeçari

21:53 | 6 Gusht 2023
E.G

Një 65 vjeçar është arrestuar sot nën dyshimin për të shtëna zjarri në një aheng familjar në Ferizaj.

Kështu thuhet në njoftimin e Policisë në Facebook, shkruan Arbresh.info

“Sot, rreth orës 12:00 policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informatë se në rrugën ” Tirana” në Ferizaj, në një aheng familjar kishte të shtëna me armë të zjarrit.Policët e rendit dhe policët hetues i kanë marrë veprimet e menjëhershme dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes , ku kanë identifikuar të dyshuarin M.H(M/K) i moshës 65 vjeçar, i cili dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri.”, njofton Policia.

Tutje, bëhet e ditur se i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, është liruar në procedurë të rregullt hetimore, teksa të njëjtit i është konfiskuar arma.

“I dyshuari shtë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa është konfiskuar një armë zjarri ( pistoletë).”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia njofton se rasti është cilësuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll i paautorizuar i armëve dhe përdorimi i armës”./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme