Dhjetëra anëtarë të personelit të sigurisë në Egjipt kanë humbur jetën, pasi bastisën një vend të fshehur të islamistëve të dyshuar.
Numri i të vdekurve është rritur në të paktën 35 sipas zyrtarëve egjiptianë, transmeton portali arbresh.info
Gjatë bastisjes kanë pësuar viktima në njerëz. Zyrtarët thanë për New York Times se incidenti ndodhi në guvernantin e Gizës të Egjiptit, kur policia shkoi të vepronte pas një informate rreth vendndodhjes së militantëve.
Caku i operacionit ishte një vendbanim ku besohej se ishin vendosur tetë anëtarë të Lëvizjes Hasm. Hasm ka marrë përsipër vrasjen e gjyqtarëve dhe oficerëve të policisë në vend gjatë vitit të fundit, raporton Al Arabiya. Kajro pohon se Hasmi është një degë e dhunshme e Vëllazërisë Myslimane, por vëllazëria e ka mohuar lidhjen me Hasm./arbresh.info/
Begaj në Kuvendin e Kosovës përmend ish-krerët e UÇK-së në H...
Ekranet gjigante në Times Square të Nju Jorkut shfaqin flamu...
Meta uron nga qelia Pavarësinë e Kosovës: Qëndron krenare si...
Osmani: Pavarësia e Kosovës u fitua me mund, gjak, sakrificë...
“E dashur Kosovë, urime Dita e Pavarësisë” – Ministria e Jas...
Policia e Shtetit uron Policinë e Kosovës, me rastin e 18-vj...