Të shtëna gjatë një ahengu në Shtime, arrestohet një 50-vjeçar

08:49 | 13 Maj 2025
E.K

Një person është shoqëruar në stacionin policor të Shtimes mbrëmjen e së dielës, pasi dyshohet se ka shtënë me armë gjatë një ahengu familjar në fshatin Petrovë.

Policia njofton se i dyshuari, i identifikuar me inicialet B.H., 50 vjeç, ka shtënë me një armë gazi rreth orës 22:00.
Pas ndërhyrjes së patrullës policore dhe njësisë së hetimeve, B.H. është shoqëruar në polici dhe ka dorëzuar vullnetarisht armën e përdorur.

“Menjëherë pas pranimit të informatës, patrulla policore dhe njësia e hetimeve nga stacioni policor Shtime kanë dalë në vendin e ngjarjes. Pas kontaktit me organizatorin e ahengut, është konstatuar se një mysafir kishte shtënë me një armë të gazit. I dyshuari B. H, 50 vjeç ka dorëzuar armën dhe është shoqëruar në polici, ku është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti është iniciuar dhe po trajtohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale