Të rinj nga disa vende të Kosovës kanë përgatitur video për ish-deputetin nga radhët e AAK-së, tani kandidat në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë nga radhët e kësaj partie, Daut Haradinaj.
Në postimin e tij të fundit në rrjete sociale, Dauti falenderon ata me një përmbledhje të videove të dërguara, me një mbishkrim mjaft interesant.
‘Ju falenderoj për këtë video të mrekullueshme. Bashkë, zani jonë do të jetë edhe më i fuqishëm. Bashkë do të fuqizojmë edhe më shumë themelet e këtij vendi.’, thotë ish-deputeti në mesazhin e tij falenderues në rrjete sociale.Ish-deputeti nga rradhët e AAK-së ishte ndër më të zëshmit në mandatin e fundit parlamentar. Ai në këto zgjedhje garon me numrin 50 në listën e koalicionit të PAN-it.
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK