Sonte, disa të rinj kanë ndezur 352 qirinj para Ministrisë së Shëndetësisë, për të përkujtuar 352 persona që kanë vdekur nga pandemia COVID 19, prej ditës kur është formuar Qeveria Kurti 2.
Me këtë aksion, ata kanë shprehur protestën ndaj Qeverisë Kurti për dështimin në menaxhimin e pandemisë dhe dështimin në sigurimin e vaksinave për qytetarët e Kosovës.
Këta të rinj kanë lënë disa mesazhe ku thuhet se pritja për sigurimin e vaksinave është bërë e papranueshme dhe çdo ditë po rritet ankthi nga vdekjet si pasojë e virusit.
“Duam vaksina shpejt – jo arkivole për prindërit dhe gjyshërit tanë”, thuhej në mesazhin e të rinjve. /telegrafi



Derbi i rivalëve evropian – Bayern – Real Madrid...
DJ Geek i propozon partneres në ishujt Maldive
Samuel Eto’o uron Vedat Muriqin, pasi ylli kosovar ia ...
Rama nesër vizitë në Itali, do takojë Melonin
Hyri në fuqi të premten, sistemi i ri i hyrje-daljeve në BE ...
Dy të vdekur në një aksident me aeroplan të vogël në Gjerman