Në oborrin e Rektoratit të UP-së, kanë protestuar dhjetëra studentë të pranuar për studime të doktoratës, e të cilët po kundërshtojnë vendimin e Senatit për t’iu nënshtruar edhe një herë testimit pranues.
Të hënën kanë protestuar të pranuarit për studime të doktoratës nga Fakulteti Ekonomik dhe ai i Mjekësisë.
Erolind Dermaku kandidatë në Fakultetin e Mjekësisë ka thënë se nuk ka arsye për ritestim. “AKK-ja ka vërtetuar se nuk ka konflikt interesi mes kandidatëve të pranuar dhe komisionit vlerësues” ka thënë ai.
Kurse avokati mbrojtës i studentëve të Ekonomikut, Egzon Lajçi ka thënë se një nga institucionet që i janë drejtuar për këtë çështje pra AKK-ja ka kthyer përgjigje në favor të tyre që mohon të këtë pasur konflikt interesi në këtë proces.
E Agnesa Ibrahimi studente e këtij fakulteti ka thënë se presin përgjigje edhe nga Avokati i Popullit dhe pastaj kërkojnë që kjo çështje të mbyllet brenda javës në mënyrë që ata të mos humbin më ligjëratat. /EO
Kurti thërret përsëri konferencë për media
Komiteti Teknik i Arbitrave nuk i jep të drejtë Real Madridi...
Gjysmëfinalja e parë, dueli i zjarrtë – PSG ndaj Bayernit, p...
Sërish seancë në orën 23:00, 1 orë para përfundimit të afati...
José Mourinho drejt Real Madrid? – Ekziston klauzolë l...
Edhe një tentim për zgjedhjen e presidentit, sërish pa opozi...