Që nga 12 qershori EULEX-i vazhdon të mos i shqyrtojë lëndët gjyqësore që i kanë mbetur në proces si pasojë e mosfuqizimit të ligjit, i cili është votuar në Kuvendin e Kosovës. Sipas njohësve të ligjit, ky vakum juridik më së shumti po i dëmton të paraburgosurit
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit – EULEX ende nuk i ka marrë “frerët” ligjorë për t’i vazhduar proceset gjyqësore që i kanë mbetur në proces, për shkak të procedurave ligjore që i ka Republika e Kosovës. Krejt kjo situatë konfuze e krijuar për më shumë se dy javë ka bërë që të paraburgosurit në procese gjyqësore të pësojnë më së shumti nga pezullimi i punës së EULEX-it, shkruan ‘Zeri’.
Edhe pse këtij misioni i është vazhduar mandati edhe për dy vjet të tjera, EULEX-i vazhdon të mos i shqyrtojë lëndët gjyqësore si pasojë e mosfuqizimit të ligjit, i cili është votuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, por proceduralisht duhet ta marrë dekretin e presidentit dhe të botohet në gazetën zyrtare në mënyrë që të bëhet i plotfuqishëm./zeri/
VV-ja i çon në Kuvend projektligjin për çmimet tavan dhe atë...
Nis seanca e kuvendit/ Në rend dite 12 pika, përfshirë kredi...
Dështon seanca për gazin lotsjellës, mungojnë ministrja Fito...
Abdixhiku arrin në kuvend, nuk deklarohet për media
Hapet rruga për ndërtimin e Qendrës Emergjente në QKUK, prit...
Çështja e presidentit, Nagavci: Do të vazhdojmë me takime