Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, do të takohen të mërkurën nga ora 11:00.
Për arbresh.info lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi.
“Tashmë është caktuar koha dhe dita e takimit. Takimi do të mbahet të mërkurën nga ora 11:00”, është shprehur Halimi.
Kujtojmë se ftesës së Kurtit për një takim me të tre liderët e partive opozitare i janë përgjigjur pozitivisht Lumir Abdixhiku i LDK-së dhe Ramush Haradinaj i AAK-së, ndërsa kreu i PDK-së, Enver Hoxhaj është shprehur se nuk do të marrë pjesë në takim.
Ftesa e Kurtit ndaj të tre liderëve opozitarë ka të bëjë me dialogun Kosovë – Serbi./arbresh.info/
Jude Bellingham humb disa përballje të rëndësishme pas lëndi...
Arrestohet grupi pas sulmeve në aeroportin e Damaskut, armët...
Takim sekret në Pentagon, SHBA-të dhe Izraeli përballë Irani...
Bora dhe ngricat, Komuna e Prishtinës: Ekipet janë në terren...
Juventusi fiton me rezultat të thellë në udhëtim tek Parma
Atentat në Lezhë, i riu qëllohet me breshëri plumbash brenda...