Në kuadër të projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, të martën, përmes aktiviteteve shënohet Dita ndërkombëtare e shëndetit oral.
Me këtë rast në amfiteatrin e sheshit “Zahir Pajaziti” nxënësit do të recitojnë poezi për shëndetin oral, ndërsa do të realizohet edhe ecja e katërt me radhë “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur” që ka për qëllim informimin e fëmijëve e nxënësve mbi rëndësinë e shëndetit oral.
Ecja realizohet nën kujdesin e ambasadorëve të projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, ndërsa nisja bëhet në orën 10:30 nga sheshi “Zahir Pajaziti“ deri te sheshi “Ibrahim Rugova”. Gjatë ecjes, të gjithë fëmijët e nxënësit do ta këndojnë live këngën “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”.
Po ashtu, të martën, publikohen rezultatet e hulumtimit mbi gjendjen e shëndetit oral tek fëmijët e nxënësit e grupmoshave dy deri në 14-vjeç, të realizuar nga dentisti Xheladin Ujkani, i cili do të dalë me rekomandime e këshilla drejtuar prindërve e fëmijëve, por edhe institucioneve parashkollore e fillore.
Ndryshe, ky është viti i gjashtë shkollor i realizimit të projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, projekt që monitorohet dhe bazohet në rekomandimet e Komitetit ndërministror të programit ”Shkollat Promovuese të Shëndetit” nga MASHT, MSH), MMPH dhe MKRS.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës