Google ADS

Të huajt lansojnë ueb-faqe për Kosovën

10:16 | 10 Shkurt 2015
Arbresh Info

Platforma e parë ndërkombëtare me informata për Kosovën është lansuar. Kosovo-Info.com ofron fakte dhe informata në gjuhën angleze për shumë tema të ndryshme.

“Për çdo shtatë sekonda, dikush në botë kërkon fjalën ‘Kosovo’ në Google. Disa nga ata nuk kanë as informatën më të vogël për vendin tonë. Ne duhet të angazhohemi që ata të marrin informatën e duhur”, thotë themeluesi holandez i kësaj platforme, Stefan van Dijk, specialist për media sociale dhe komunikim digjital).

Principet ‘Search engine optimization’ janë përdorur së tepërmi gjatë zhvillimit të këtij ueb-sajti.

Kjo është e rëndësishme dhe ndihmon për tu renditur lart në Google.

Në Kosovo-Info.com kontribuojnë persona nga Doha, Bangkok, Roma dhe dy qytete nga Holanda. Asnjëri nga ata nuk kanë gjak shqiptari.

“Shumë nga personat që ndihmojnë, kanë qenë në Kosovë për pushime. Ata njohin bukuritë e këtij vendi dhe duan të ndihmojnë me profesionin e tyre. Falas”, Stefan van Dijk.

Van Dijk vizitoi Kosovën që nga viti 2004 dhe jeton këtu tanimë për dy vite. “Kosova ka bërë progres të jashtëzakonshëm për të qenë prezent në Google. Kjo është për tu krenuar. Por, ne duhet në vazhdimësi të kemi këtë sukses. Google zhvillohet dhe përparon për çdo ditë. Ne duhet gjithashtu”, tha ai.

Temat në Kosovo-Info.com janë, për shembull, turizmi, të bërit biznes, futbolli, feja dhe pavarësia, ndërsa javët në vazhdim do të zgjerohen. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme