Më datë më 22 janar, në Shkup, nën organizimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut do të mbahet takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor, kushtuar Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, të miratuar nga Komisioni Evropian.
Në këtë takim do të marrë pjesë edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Mikpritës i takimit të hënën më 22 janar do të jetë kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ndërsa pjesëmarrjen e kanë paralajmëruar: Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kryeministrat e Shqipërisë, Edi Rama, i Malit të Zi, Milojko Spajiq dhe ministri i Financave dhe Thesarit në Këshillin e Ministrave të BeH, Srgjan Amidzhiç, njofton Qeveria e Maqedonisë së Veriut.
Në takim do të marrin pjesë Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian, Gert Jan Kopman dhe Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien.
Po ashtu do të marrin pjesë edhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq dhe ministri i Financave Fatmir Besimi, si dhe kolegë të tyre nga vendet e Ballkanit Perëndimor, raporton RTKlive.
Organizatat rajonale, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), CEFTA dhe Forumi i Investimeve të Odave të Gjashtës së Ballkanit Perëndimor, si dhe institucionet financiare ndërkombëtare, marrin pjesë në takimin për Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor në Shkup.
Në nëntor të vitit të kaluar, Komisioni Evropian prezantoi një plan të ri të rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili përfshin gjashtë miliardë euro grante dhe kredi për të përshpejtuar konvergjencën socio-ekonomike me Bashkimin Evropian.
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit