Të gjitha rrugët në Komunën e Rahovecit janë të kalueshme

11:44 | 1 Shkurt 2022
V. S.

Bora që ka rënë në gjithë territorin e Komunës së Rahovecit nuk ka paraqitur vështirësi në qarkullim, pasi që kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë sezonit dimërorë kanë dal më kohë në terren për të bërë pastrimin e borës.

Përparim Krasniqi, drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Komunën e Rahovecit ka thënë se sot nga mëngjesi pas reshjeve të borës kompanitë e kontraktuara nga Komuna janë duke u kujdesur në pastrimin e rrugëve dhe se të gjitha rrugët në tërë territorin administrativ të komunës, janë të kalueshme./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale