Mbrëmjen e 1 prillit, në hyrje të banesës së tij në Kaçanik, mbeti i vrarë Muhamed Lika, pjesëtar i Policisë së Kosovës.
Deri më tani, të dyshuarit e vrasjes së tij ende nuk janë kapur.
Këtë e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Muhamed Lika u varros të mërkurën në “varrezat e dëshmorëve” me nderime të larta.
Sakaq, dje, gjatë një konference për media, kryeprokurori Burim Çerkini tha se vrasja e rreshterit mund të ishte e planifikuar.
“Të dyshuarit nuk kanë përdorur maska, por kapela. Ka qenë errësire dhe identifikimi bëhet më i vështirë. Nuk ka të bëjë me ndonjë pistë të grabitjes, nuk ekziston ndonjë pistë që të dyshuarit kanë pasur për qëllim grabitjen. Vërehet qartë që qëllimi i tyre ka qenë ekzekutimi i rreshterit”, pati thënë Çerkini.
I ndjeri Lika la pas vetës gruan, dhe nuk kishte fëmijë.
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Qeveria sot mban mbledhje, në rend dite shpërblimi i futboll...
Protestë kundër ekspozitës për masakrat në Kosovë
Moti sot i i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...