Dy të dyshuarit për vrasjen e 16-vjeçarit Aulon Zeka kanë dalë para gjykatës.
Bëhet fjalë për të dyshuarit G.H. dhe R.G., të dy të mitur.
Ata janë duke u marrë në pyetje nga gjykatësja Elife Uka.
Aulon Zeka u gjet i vrarë të shtunën rreth orës 11:00 në rr. “Gjon Serreçi” në Prishtinë.
Dje, ndërkaq, Policia ka njoftuar se janë arrestuar dy të dyshuar në lidhje me këtë vrasje.
Bëhet fjalë për dy të mitur, një djalë dhe një vajzë.
Të vizituar nga zyrtarë të KMDLNj-së, dy të arrestuarit, njëri 16 e tjetri 15-vjeç, nuk kishin ndonjë vërejtje për sjelljen e policisë gjatë arrestimit dhe të stafit të Qendrës së ndalimit.
Të shtëna me armë zjarri pranë Konsullatës Amerikane në Toro...
Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit të Shqipërisë
45-vjeçari në Suharekë bllokon rrugën dhe sulmon policët me ...
QKUK ul tarifën e parkingut, nga 1 euro në 50 cent për orë
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...