Ka nisur seanca e shqyrtimit fillestar në çështjen penale ndaj të pandehurve Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi, të dyshuar për spiunazh në favor të Agjencisë Serbe të Sigurisë dhe Informacionit (BIA)
Të dyshuarit kanë mbërritur në Gjzkatën Themelore në Prishtinë nën masa të rrepta sigurie, raporton Arbresh.info.
Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 19 shkurt 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, të cilët dyshohen se kanë mbledhur dhe dërguar informacione dhe dokumente tek BIA serbe lidhur me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, eprorët dhe pjesëtarët e saj, Policinë, Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), Inspektoratin Policor të Kosovës, si dhe për ngjarje dhe objekte specifike, përfshirë një masakër./Arbresh.info/

Talenti 19-vjeçar i Real Madridit pritet të debutojë ndaj Ce...
Hamza para seancës: Shumica e deputetëve nuk i kanë amendame...
Seanca për ndryshimet kushtetuese për presidentin, Kuvendi d...
Çfarë parashohin amendamentet e propozuara për presidentin
Ftohet seanca për ndryshimet kushtetuese
FSK pritet të zbarkojë në Gaza, Maqedonci: Arritje strategji...