Komuna e Podujevës ka njoftuar se nën përkujdesjen e kryetarit të komunës, Shpejtim Bulliqi të dielën (26 nëntor) do të bëhet manifestimi dhe zbulimi i shtatores së veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçit në Podujevë.
Sipas njoftimit, në këtë manifestim pjesëmarrës do të jetë edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, shkruan Arbresh.info.
“Nën patronatin e Kryetarit të Komunës, Shpejtim Bulliqi të dielën me datë 26 nëntor, nga ora 13:00 në sheshin e qytetit mbahet manifestimi dhe zbulimi i shtatores së Bacës Adem Demaçi në Podujevë. Për ta madhështuar këtë ngjarje pjesëmarrës në këtë manifestim do të jetë edhe kryeministri Albin Kurti, familja e bacës Adem dhe bashkëveprimtarë të bacës nga të gjitha trevat shqipfolëse.”, thuhet në njoftimin e komunës në Facebook./Arbresh.info/
Kurti pret në takim kryeparlamentarin Peleshi
Tensionet në Lindjen e Mesme, rritet çmimi i naftës në Kosov...
Liverpooli bën një ofertë të majme për të nënshkruar me ylli...
Zelensky: Mundësia për ndryshim në Iran duhet të shfrytëzohe...
Pas Haxhiut, Peleshi takohet me Osmanin
Të paktën 555 të vrarë në Iran nga sulmet SHBA-Izrael