Të burgosurit me siguri të lartë trajnohen për menaxhim zemërimi

15:27 | 1 Mars 2026
E.G

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se në Burgun e Sigurisë së Lartë ka përfunduar programi rehabilitues “Menaxhim i Zemërimit”, në kuadër të të cilit janë certifikuar nëntë të dënuar.

Sipas njoftimit, programi synon rritjen e vetëdijesimit të të dënuarve për menaxhimin e situatave të ndryshme dhe kontrollin e sjelljeve, duke ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e aftësive personale dhe sociale.

Certifikatat u ndanë nga Drejtoresha për Trajtim, Trendelina Qorraj, dhe Drejtori i Burgut të Sigurisë së Lartë, Rasim Selmani.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme