Task-forca kundër korrupsion që është propozuar të shfuqizohet nga Qeveria e Kosovës, thuhet se ka pasur sukses në disa nga punët e kryera. Në bazë të gjetjeve që ka bërë EULEX-i nga monitorimi i punës së kësaj Task-force, thuhet se kjo Taskë-forcë që funksionon në bazë të Policisë së Kosovës, ka ndërmarrë hetime të profileve të larta që përfshijnë persona të njohur dhe raste financiare.
“EULEX-i ka vënë re se Task-forca ka zbuluar dhe ndërmarrë hetime të profili të lartë që përfshijnë persona të njohur dhe të ekspozuar politikisht, si dhe raste të ndërlikuara financiare, siç janë ato që ndërlidhen me privatizime apo tenderë publikë, që i kanë shkaktuar buxhetit publik dëme të vlerësuara në miliona euro buxhetit publikë”, thuhet në gjetjet e raportit.
Selim Selimi ka thënë se shfuqizimi i kësaj Task-forcae, duhet të rishikohet mirë nga Ministria e Punëve të Brendshme që drejtohet nga Agim Veliu, shkruan Arbresh.info.
Tutje, në këtë raport bëhet e ditur se Task-forca ruhet nga pozita e saj unike në hierarkinë e Policisë së Kosovës dhe vijat e saj të veçanta të raportimit ,që garantojnë pavarësinë e saj.
Në pikat rekomanduese të këtij raporti thuhet se kjo Task-forcë, që është në kuadër të Policisë së Kosovës, duhet të fuqizohet si palë kyçe në fushën e zbulimit dhe hetimeve kundër korrupsionit
Lidhur me këtë propozimin për shfuqizimin e kësaj Task-force ka reaguar edhe Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), duke e quajtur propozimin si hakmarrje e politikës ndaj zyrtarëve të Task-forcës.
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...