“Zgjedhje të parakohshme duhet të ketë, edhe pse ne besojmë se duhet të jepen njëqind ditë për qeverinë e re. Mendoj se së pari kjo qeveri do të ketë krizë legjitimiteti sepse kryeministri aktual nuk ka dalë kurrë në zgjedhje”.
Këtë e deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, për “Utrinski Brifing”, përcjell Telegrafi Maqedoni. Megjithatë, ai tha se shumica në Kuvend e jep legjitimitetin.
“BDI-ja premtoi sërish kryeministrin e parë shqiptar dhe gënjyen. Alternativa shkoi me ne në zgjedhje dhe së bashku kërkuam ndryshimin e BDI-së, dhe ata nuk votuan që Alternativa të jetë në koalicion me BDI-në. Është e udhës t’ia lëmë qeverisë njëqind ditë. Nuk ka kohezion në vetë LSDM-në, ku ka grupe të ndryshme që janë në luftë me njëri-tjetrin”, tha Taravari.
“Ka dallim mes legjitimitetit dhe ligjshmërisë. Kjo qeveri ka ligjshmëri. Legjitimiteti është një kategori tjetër. Për mendimin tim është e pashmangshme që zgjedhjet e parakohshme të mbahen diku në shtator”, tha Taravari./Telegrafi/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...