Në fshatin Fushticë të Ulët të Drenasit, forcat e armatosura serbe pësuan disfatë.
Pas humbjes së betejës, lënë pas edhe këtë tank që u shkatërrua nga bombardimet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Për banorët e fshatit Fushticë e Ulët, kjo tank është një dëshmi e luftës ku i kanë dal përball shumë luftëtar.
Ish luftëtari i UÇK-së, Gjemajl Gjema, që është banorë i këtij fshati, tregon për rezistencën që kanë bërë me ditë të tëra gjatë luftës.
“Ne kemi bërë rezistencë. Pikërisht më datën 24 korrik ka pas një dyluftim të ashpër ku nga serbët ka pas shumë pasoja ndërsa tek në është plagosur vetëm një luftëtarë”
Sipas tij, drejt kësaj tanke ka pas gjuajtje të mëdha nga banorët e fshatit, por edhe nga NATO.
Tash e 22 vite pas luftës kjo tank ka zënë vendin në kodrën e këtij fshati, banorët e së cilës vazhdojnë ta ruajnë dhe kujdesen për të.
Madje ata thonë se disa herë serbët kanë bërë përpjekje që ta marrin, por ajo sipas tyre e ka vendin aty./M.Avdimetaj/arbresh.info/
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...