Komuna e Prishtinës ka dalë me disa udhëzime për qytetarët pas tërmetit 4.8 ballësh që goditi sonte vendin.
Në një postim njoftimi në faqen zyrtare, Komuna ka thënë se nuk ka raportime për të lënduar apo dëme serioze, duke shtuar se institucionet po e monitorojnë situatën në vazhdimësi, shkruan Arbresh.info.
Komuna ka apeluar tek qytetarët që në rast se ka lëkundje tjera, të qëndrojnë larg dritareve apo objekteve tjera që mund të bien.
“Brenda ambienteve, strehohuni nën tavolinë të fortë ose pranë një muri mbajtës. Pas lëkundjeve, dilni me kujdes në hapësira të hapura. Mos përdorni ashensorët dhe shmangni lëvizjet e panevojshme. Kontrolloni banesat dhe ndihmoni personat që kanë nevojë. Informohuni vetëm nga burime zyrtare”, janë udhëzimet e komunës.
Për emergjenca, Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve që të lajmërohen në 0800122 33 ose 0800122 44.
Kurti nuk i do zgjedhjet: Nuk kemi nevojë për bllokada e kle...
Haradinaj i ashpër ndaj Kurtit në Kuvend
Kurti: Do ta rikthejmë ligjin për çmimet tavan, ka tregtarë ...
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...