Raportuesja e Kosovës për vizat, eurodeputetja Tanja Fajon i është gëzuar lajmit për rekomandimin pozitiv nga Komisioni Evropian.
Tanja Fajon ka uruar, duke thënë se puna e palodhshme dhe përpjekjet janë duk u njohur dhe vlerësuar, shkruan portali arbresh.info.
“Punë e mrekullueshme! Urime, të dashur miq. Kemi kthyer liberalizimin e vizave prapë në agjendën e institucioneve të BE-së. Puna juaj e palodhshme dhe përpjekjet janë pranuar dhe vlerësuar”, tha Fajon.
Kujtojmë se sot Komisioni Evropian ka dhënë rekomandim pozitiv për Kosovën në çështje e liberalizimit të vizave duke thënë se janë plotësuar të gjitha kushtet e parapara.
Tani mbetet në dorë të Parlamentit Evropian dhe Këshillit të Ministrave se a do të mundësohet lëvizja e lirë e kosovarëve./Arbresh.info/
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron
Përurimi i Unazës së Brendshme, Abdixhiku: Punët e mëdha nuk...
Maqedonci: Në Gjakovë do të prodhohen municione 5.56mm dhe 7...
Netanyahu: Izraeli kontrollon tashmë 60% të Rripit të Gazës
Policia në Skenderaj arreston një person për posedim të subs...