Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje përmes një statusi në rrjetin social Faqcebook ka thënë se Vetëvendosja më mirë të mbetët në opozit se sa të bënë koalicion me njerz të shantazhuar, shkruan arbresh.info
“Nuk bene qe ta dëshpërojmë qytetarin ashtu siç e dëshiruan kUmandantat (qofte ata qe po i thonë vetes krahu i luftës qofte këta te paqes-gandistet) pas luftës, te cilët me yryshin e tyre për t’u pasuruar shpejt” ka thënë Tali
Më posht mund ta lexoni statusin e plot të tij:
LVV duhet pasur shume kujdes me ke futet ne koalicion. Me mire është te ngelet ne opozite se sa te krijojmë një qeveri me njerëz te shantazhuar dhe frikacake!
Sepse, pos tjerash, ju kemi premtuar votuesve se do ta bëjmë vetingun dhe se do ta procedojmë Ligjin Antimafia. Këto për mua janë te rendësish primare për shtetin e Kosovës, andaj edhe gjate fushatës pothuajse i tere kam qene i përkushtuar rreth këtyre pikave.
Kjo është pune shume e vështirë për ta bere me sukses, andaj na duhet te reflektojmë maturi se me ke mund ta bëjmë.
Nuk bene qe ta dëshpërojmë qytetarin ashtu siç e dëshiruan kUmandantat (qofte ata qe po i thonë vetes krahu i luftës qofte këta te paqes-gandistet) pas luftës, te cilët me yryshin e tyre për t’u pasuruar shpejt shkelen ne gjithçka dhe dhunuan e shkerdhyen krejt konceptin e atdhedashurisë duke e bere hajninë jo shoqërisht te pranuar por edhe virtyt me te cilën krekosesh.
Prandaj, mendimi im është me mire LVV te ngelet ne opozite, si një shprese për te ardhmen sesa te futemi me lloj-lloj matrapazi ne Qeveri.
Nëse mund te behet qeveria sipas mënyrës tone (ashtu pra siç ju kemi premtuar qytetareve) atëherë sigurisht se duhet krijuar sa me pare./arbresh.info/
Haradinaj përkujtohen viktimat e Korishës dhe heronjtë e fam...
Trump publikon një hartë që tregon Venezuelën si pjesë të Sh...
OVL UÇK nderon Tahir dhe Nebih Mehën: Sakrifica e tyre, simb...
Rama: Partneritetet me Japoninë vazhdojnë të jenë shembull i...
Saranda me parkimin e parë publik, Koçiu: Do menaxhojë fluks...
Risi në renditje, këto janë “Top 10-shet” e partive politike...