
Closeup to a yellow and black taxi sign on a top of a car. Reflections can be seen on the car roof.
Në qytetin Arbon të kantonit Thurgau buzë liqenit Bodensee një shofer zviceran taksie i indinjuar ka shkruar publikisht në Facebok se nuk pranon të transportojë më shqiptarë të Kosovës dhe shtetas të ish-Jugosllavisë.
55-vjeçari i cilëson si të pandershëm dhe të pa respekt duke fyer të gjithë shqiptarët e Kosovës, shkruan Blick, përcjell albinfo.ch.
Shkas për zemërimin e tij ishin disa incidente në të cilat disa të rinjtë dyshohet ta kishin mashtruar dhe ta kishin dëmtuar kombibusin e tij.
Ai kishte shkuar për të marr një grup të rinjve në Cyrih. “Kur arrita pas një orë e gjysmë në stacionin kryesor ata ishin zhdukur tashmë”.
Pronari gjithashtu njoftoi për dëmtimin e taksisë. “Tani unë kam vrima në kombibusin tim. Riparimi do të kushtojë më shumë se 1000 franga”, ka treguar i zemëruar zvicerani.
“Klienti është mbret, por për shkak se ju nuk silleni si një mbret, unë kam vendosur që të mos transportoj tani e tutje personat nga Kosova. Ju lutem të më lini rehat dhe mos më kontaktoni”, thotë taksisti zviceran.
Postimi i zviceranit ishte cilësuar si fyes dhe racist nga disa përdorues në Facebook. Madje ata janë irrituar me një cilësim të përgjithshëm të të gjithë shqiptarëve të Kosovës.

Rusia bombardon Kievin me raketa balistike, plagosen një gru...
Ronaldo thyen heshtjen pas bojkotit dhe zbulon të ardhmen e ...
Hyri ilegalisht në Kosovë nga Serbia, policia ndalon një per...
Arrestohet i dyshuari për fajde në Rahovec
Vidhen 70 euro nga një objekt fetar në Graqanicë
Theret me thikë një person në Lipjan, arrestohet i mituri