Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, është takuar me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.
Dy presidentët u dakroduan që të vazhdojnë bashkëpunimin mes dy vendeve me qëllim tejkalimin me sukses të pasojave social-ekonomike të pandemisë COVID-19, raporton Arbresh.info.
“Kënaqësi të takohesha sot me Presidentin e Republikës së Kosovës, z.Hashim Thaçi.
Shprehëm gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona, me qëllim tejkalimin me sukses të pasojave social-ekonomike të pandemisë COVID-19, kthimin në normalitet të jetës së qytetarëve, dhe stabilizimin e plotë të lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave, veçanërisht me afrimin e sezonit veror turistik”.
Meta theksoi që për Kosovën është me rëndësi që të vazhdohet dialogu Kosovë-Serbi, duke përfunduar me njohje reciproke.
“Është me rëndësi vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi për normalizimin përfundimtar të marrëdhënieve mes këtyre dy shteteve, që do të garantojë jo vetëm njohje reciproke por edhe të ardhmen e tyre në BE.
Bashkëjetesa midis shqiptarëve e serbëve është në interes të paqes, stabilitetit dhe perspektivës europiane të rajonit tonë. ”, ka shkruan ilir Meta.
Kujtojmë, që presidenti Thaçi po zhvillon një takim me liderët në Shqipëri./Arbresh.info/
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/3059706054075647

Osmani: Gjaku i të rënëve të Likoshanit dhe Qirezit u bë thi...
Haxhiu bën homazhe në 28-vjetorin e masakrës së Likoshanit d...
PDK nuk ka emër konkret për president, përfundon mbledhje e ...
Sulmet nga SHBA-Izrael, mediat izraelite: Lideri suprem i Ir...
Zhvillimet në Lindjen e Mesme, NATO monitoron situatën
Tensionet në Lindjen e Mesme/ Rusia akuzon SHBA dhe Izraelin...