Krerët e koalicionit qeveritarë, janë takuar sot për të biseduar rreth krizës së fundit në koalicion dhe marrëveshjes së arritur në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë më 4 shtator.
Burime të portalit arbresh.info bëjnë të ditur se kreu I LDK-së, Isa Mustafa, ai i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe kreu i NISMA-së, Fatmir Limaj, janë takuar për të diskutuar rreth zhvillimeve të fundit, përfshirë marrëveshjen e arritur në SHBA dhe krizës që përfshiu koalicionin.
Takimi mes Mustafës, Haradinajt dhe Limajt sapo ka përfunduar.
Ndërsa lajmin për takimin e tyre e kanë konfirmuar për arbresh.info zyrtarë të Nismas Socialdemokrate. /arbresh.info/
Kuvendi i Shqipërisë nis sot punën, Begaj kërkon dialog dhe ...
Çitaku për dallaveret me vota: Rinumërim të plotë, hetim, pë...
KQZ drejt rinumërimit të plotë në gjithë Kosovën
Maroku “josh” Andres Iniestën
Kremlini: Vladimir Putin është ftuar t’i bashkohet “Bordit t...
Grabitje në një argjendari në Prishtinë