Presidentja Vjosa Osmani ka shkruar për bashkëbisedimet që ka zhvilluar me Nënpresidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, J.D. Vance, në kuadër të Samitit për Inteligjencën Artificiale që po mbahet në Paris.
Osmani ka publikuar fotografi ku shihet duke biseduar me Vance, teksa ka thën se aleanca mes Kosovës dhe ShBA’së është e përhershme dhe e destinuar për fuqizim të vazhdueshëm
“Kënaqësi që mbrëmë gjatë darkës së shtruar nga Presidenti Macron dhe sot në hapje të Samitit për Inteligjencën Artificiale pata rastin të bashkëbisedoj me Zëvendës Presidentin amerikan, J.D. Vance.
Aleancë e përhershme e destinuar për fuqizim të vazhdueshëm”, ka shkruar Osmani.
Ndryshe, gjatë këtij Samiti, Osmani ka bashkëbiseduar edhe me liderë të shteteve tjera./Arbresh.info
Lushtaku i kërkon Kurtit të tërheq “deklaratën shpifëse” dhe...
Merkel merr Urdhrin Evropian të Meritës nga Parlamenti Evrop...
A do t’i rikthehet politikës – flet nga Haga ish-presidenti ...
U raportua se nuk u lejua të udhëtojë në Amerikë, sqarohet E...
Bora zbardh Brezovicën, pamje
Kroacia dërgon 133 ushtarë në Kosovë