Takimi historik mes Donald Trump dhe Kim Xhong-un ka një datë dhe një vend, të cilat do të bëhen publike në javët në vijim. Lajmin e ka konfirmuar vetë presidenti amerikan në një shkëmbim me gazetarët.
Trump është ndalur edhe në një tjetër çështje të rëndësishme si hetimi për Rusinë, teksa ka deklaruar se është këshilluar nga avokatët e tij të mos bisedojë më prokurorin e posaçëm Robert Mueller.
Është vendosur më në fund data dhe vendi ku do të mbahet takimi i shumëpritur mes presidentit amerikan Donald Trump dhe udhëheqësit koreano-verior Kim Jong-un, por detajet nuk do të bëhen menjëherë publike.
Ka qenë vetë kreu i shtetit ai që ka dhënë lajmin, duke ngritur sërish suspancë rreth bisedimeve historike që Trump dhe Kim do të zhvillojnë. Shtëpia e Bardhë është shprehur se takimi historik mes udhëheqësve mund të ndodhë këtë muaj, për sa kohë që Koreja e Veriut bën lëshime të caktuara.
Përpara se të ngjitej në bordin e helikopterit presidencial Marine One, presidenti Trump deklaroi se ka pasur zhvillime të shumta, sa i përket temës së shtetasve amerikanë të arrestuar në Korenë e Veriut, një nga temat më të ndjeshme në marrëdhënien mes palëve.
Gjatë shkëmbimit me gazetarët, Trump gjithashtu deklaroi se avokatët e tij e kanë këshilluar të mos flasë me Prokurorin e Posaçëm Robert Mueller, edhe pse presidenti do të donte të bisedonte me të, si pjesë e hetimit mbi përfshirjen e Rusisë në zgjedhjet e 2016. “Do të doja të flisja me Mueller, sepse nuk kam bërë asgjë të gabuar, por duhet të gjej një mënyrë që të trajtohem drejtësisht,” u shpreh Trump.
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK