Ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grliq Radman, ka deklaruar se do kontribuojnë në përmirësimin e marrëdhënieve mes shteteve të Ballkanit perëndimor.
Radman këto deklarime i bëri përpara takimit të ministrave të jashtëm të BE-së, në të cilin Ballkani Perëndimor është një nga temat kryesore, shkruan N1.
Grliq Radman tha se BE-ja duhet të angazhohet më shumë në Ballkanin Perëndimor dhe të ketë një qasje strategjike.
Ai theksoi se vendet në rajon duhet të punojnë për transformimin demokratik, të drejtat e njeriut dhe shtetin e së drejtës dhe BE-ja duhet të përmbush premtimet e saj.
“Kjo do të thotë hapja e negociatave të pranimit me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë, liberalizimi i vizave për Kosovën, Mali i Zi duhet të mbetet i përkushtuar në rrugën evropiane dhe Serbia duhet të përqendrohet në reformat dhe kapërcimin e trashëgimisë së luftës,” tha Radman.
“Ne duhet të angazhohemi, të investojmë në stabilitetin dhe sigurinë e Ballkanit Perëndimor, sepse këto janë investime në stabilitetin dhe sigurinë e Evropës,” përfundoi Ministri Kroat i Punëve të Jashtme dhe Evropiane.
Të shtunën, seancë e jashtëzakonshme – në rend dite plotësim...
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...
Kuvendi zgjedh anëtarët e KPM-së
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...